Arbëri

Haradinaj thotë se nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë, e do Amerikën pjesëmarrëse

Në një qeveri potenciale Haradinaj, dialogu me Serbinë nuk do të vazhdoj. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se nuk e kupton atë që është sot dhe duhet të rishikohet.

Ai tha se fillimisht duhet të dihen obligimet e të drejtat dhe në çfarë kornizash do të negociohet.

“Unë nuk e vazhdoj këtë dialog, këtë që ekziston. Nuk e di se çka është. Po mendoj që po përkeqësohet gjendja mes Kosovës e Serbisë. A bën ta qesim në parlament, ta sheh parlamenti për çka obligohen, le ta dinë dikush se në çfarë kornizash ka mu ulë me fqinjë. Nuk jam për dialog si deri tash, duhet me pastru”, ka thënë ai.

“Na jemi keq me dialog brenda Kosovës, çka është dialogu me Serbinë, çka kish qenë mirë mbërri na në dialogun me Serbinë. Nuk kemi pse me qenë na hezitues”, ka thënë ai.

“E dua Amerikën mu ulë në tavolinë të dialogut. Jemi produkt i luftës ‘98-‘99, akter kryesor ka qenë NATO dhe Amerika, BE ka marrë rol në rehabilitim pas asaj çfarë ka ndodh. Unë e dua edhe Amerikën në tavolinë. Mendoj se është gabim mosprezenca e Amerikës. Kjo është temë e trashëguar”, ka thënë ai.


Haradinaj thotë se nuk e ka prioritet dialogun... by kohanet