Arbëri

Daka: Përkundër sfidave, zgjedhjet do të organizohen sipas ligjit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Prokurori e Shtetit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Komisioni i Pavarur i Medieve, OJQ-ve kanë mbajtur konferencë për medie lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se ky institucion bart barrë kryesore të organizimit të zgjedhjeve.

Sipas saj, qëllim kryesor është mbajtja e zgjedhjeve sipas ligjeve në fuqi, edhe përkundër sfidave.

“Organizimi dhe mbajtja e tyre është ndër organizimet më të mëdha. KQZ-ja e ka barrën kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve. Qëllimi ynë është që zgjedhjet të mbahen sipas ligjit. Me sfida të shumta KQZ-ja është duke u mundua maksimalisht që këto zgjedhje të dalim sa më mirë. KQZ-ja mbetet e përkushtua për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ajo. /EO