Arbëri

Vuçiqi në Paris do të takohet me Macronin, temë edhe Kosova

Foto: Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Paris ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, shkruan “B92”.

Vuçiq ka postuar një foto nga aeroplani në Instagram, ndërsa ka shkruar se në Paris do të diskutojë edhe për çështjen e Kosovës.

“Rrugës për në Paris. Na presin bisedime të rëndësishme për Serbinë, tema, nga Kosova e Metohija, rruga evropiane e Serbisë deri te ndërtimi i metrosë në Beograd. Rrnoftë miqësia serbo-franceze!” – ka shkruar Vuçiq.