Arbëri

Sa pasuri ka komandanti i FSK-së

Descriptive Text

Rrahman Rama , komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka një banesë të cilën e ka vlerësuar 87 mijë euro, një shtëpi në vlerë 70 mijë euro si dhe 4 hektarë tokë që i ka vlerësuar 40 mijë euro.

Gjenerallejtënanti vozit Audi A-8 e cila kushton 20 mijë euro.

Rrahman Rama ka deklaruar po ashtu se është aksionar në një fermë e cila është vlerësuar në vlerë 83 mijë euro.

Komandanti i FSK merr pagë vjetore 18 mijë e 348 euro dhe mëditje në vlerë 2 mijë e 749 euro.

Në formularin e pasurisë Rama e ka deklaruar edhe pagën e bashkëshortes e cila është veterane e UÇK-së.