Arbëri

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nga 1.686 testime, 285 persona kanë rezultuar pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 260 pacientë.

Pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë nga: Istogu 1 rast (77 vjeç), Malisheva 1 rast (72 vjeç), Prishtina 1 rast (84 vjeç), Shtimja 1 rast (82 vjeç) dhe Suhareka 1 rast (84 vjeç).

IKSHP-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive në vend është 59.931, 52.208 janë të shëruar dhe 1.492 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.