Policia: Kujdes nga “Balena Blu” Foto: ilustrim

Policia: Kujdes nga “Balena Blu”

15 qershor 2017 14:23

Policia e Kosovës kërkon nga prindërit të kenë kujdes me lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” e cila ka vrarë 130 fëmijë në Rusi si dhe ka rrezikuar me jetë disa adoleshentë në Shqipëri.

Policia përmes një komunikate thotë se e sheh si nevojë të domosdoshme që prindërit dhe shoqëria të mbikëqyrin fëmijët në përdorim të internetit, raporton TV Arta.

“Fatmirësisht, kjo lojë ende nuk ka mbërritur në masë në Kosovë, por që Policia dëshiron të ngritë nivelin e vëmendjes tek të gjithë prindërit për mundësinë potenciale që edhe fëmijët tanë të mund të bien pre e kësaj loje degjeneruese dhe shkatërruese për ta”, thuhet në komunikatën e policisë.

Loja “THE BLUE WHALE GAME” ka 50 nivele dhe në secilin nga ai detyron fëmijët të bëjnë gjera të cilat duhet t’i xhirojnë. Ai nis me kërkesa të të dhënave personale dhe më pas fëmijëve ju kërkohet të gërvishin duart, të shohin filma horrorë, të mos flenë gjithë natën derisa në nivelin e fundit, atë të 50, ju kërkohet të bëjnë vetëvrasje.

Policia kërkon të kontrollohen telefonat, tabletat dhe llaptopët e fëmijëve si dhe të bisedohet me ta. Në rast se prindërit shohin shenja të kësaj loje te fëmijët duhet të thërrasin policinë dhe psikologun.

Ditë më parë në Rusi është arrestuar një i ri i cili dyshohet se e krijoi lojën vdekjeprurëse.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme