Arbëri

Halimi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet zgjidhje për specializantët

Descriptive Text

Uran Halimi përfaqësues i specializantëve të mjekësisë ka thënë se krahas pranimit në specializim kanë edhe kërkesa tjera.

Në Express Intervista të KTV-së ai ka thënë se nuk është e rrugës që të hapen vende por të mos bëhet zgjidhje për ata persona.

Halimi ka thënë se kërkesa e mbi 500 specializantëve është të kyçen në paga.

“Ne rrezikojmë shëndetin tonë dhe nuk paguhemi. Mbi 600-700 specializantë paguhen kurse një pjesë tjetër nuk marrin paga. Kemi dy grupe paralele, një grup me vetëfinancim dhe një që paguhet nga MSH-ja. Ata drejtime që janë futur me prioritet janë me pagesë”, ka thënë ai.

Halimi tutje ka shtuar se kërkojnë se deri në rishqyrtimin e buxhetit, specializantët që janë me vetëfinancim të futen në linjën buxhetore përmes subvencioneve.

Ai ka thënë se pas rishqyrtimit të buxhetit kërkojnë të futen në listën e pagave.

“kemi deri në 16 vjet shkollim dhe kjo bëhet e gjitha me vetëfinancim. Përveç shkollimit në fakultet ne edhe në shkollimin specialistik duhet të jemi me vetëfinancim. Ka kolegë që nuk kanë mundur të pranohen në specializimet që kanë dashur”, ka thënë ai.

Halimi ka thënë se mjekësia e përgjithshme është fushë më e gjerë dhe për këtë arsye ka specializantë më shumë.

Ai ka thënë se të gjithë specializantët edhe ata që paguhen edhe ata që nuk paguhen kryejnë punët e njëjta.

Halmi shton se kanë pasur takim me odat e mjekëve, për të cilët thotë se i kanë mbështetur në kërkesat e tyre.

“Ne nuk jemi kompensuar për rrezikshmërinë në punë. Shkaku i pandemisë orari nuk ka qenë i plotë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që brenda këtyre javëve të bëhet zgjidhje për ta.