Kandidatja për deputete e LDK-së, Ardita Dushi, i ka quajtur kërcënim deklaratat e djeshme të ushtrueses së presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me KQZ-në. Ajo tha se është bërë shkelje kushtetuese.
“Dje është kërcënuar KQZ-ja. Ky është institucion i pavarur që nuk guxon të kërcënohet, është kërcënuar nga ata që duhet të sigurojnë funksionimin e pavarur të tij. Është shkelje kushtetuese, e para është ndërhyrje në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një grupi politik”, tha ajo në një konferencë për media.
LDK-ja, sipas saj, nuk e lejon një gjë të tillë, për çka thotë se garantojnë se “kërcënime të tilla” do të marrin fund më 14 shkurt.
“LDK-ja kërkon nga të gjitha institucionet e pavarura dhe KQZ-ja që të mos ndikohen nga kërcënimet pavarësisht nga kush vijnë. I garantojmë qytetarët se këto kërcënime e linçime do marrin fund më 14 shkurt. LDK-ja nuk lejon të nëpërkëmben institucionet shtetërore, shteti duhet respektuar në plotni”, tha ajo.
Dushi ka bërë të ditur se slogani i LDK-së për këto zgjedhje do të publikohet të dielën pasdite.
-
24 janar 2021 12:19
-
Shpërndaje në: