Arbëri

AAK-ja ankohet në PZAP për moscertifikim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Këtë ia ka thënë KOHËS Mul Desku nga PZAP, duke thënë se deri në këto momente, pesë parti, përfshirë edhe AAK-në, kanë dorëzuar ankesat e tyre.

“AAK është ankuar për shkak moscertifikimit të Subjektit dhe kandidatëve për deputet nga ky subjekt politik”, është thënë nga PZAP-ja.

Jane ë edhe katër subjekte tjera që kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP.

"1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) - Për shkak të moscertifikimit të Listës së kandidatëve për deputetë nga ky subjekt politik, për arsye se njëri nga kandidatët ka qenë i dënuar për vepër penale. 2. Partia e Ashkalive për Integrim - Ka sjellë tri apele, dy janë në emër të subjektit politik dhe një në emër të kandidatit Qazim Rrahmani për shkak të moscertifikimit të tij në listë për pjesëmarrje në zgjedhje. 3. PREBK - kandidati për deputet Muhamet Ali Mergjullar, për shkak të moscertifikimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurti 2021 nga ana e KQZ-së. 4. Socialdemokratska Unija – Duda Balje, për shkak të pjesëmarrjes së një kandidate shqiptare në listën e subjektit te saj", thuhet në njoftimin e PZAP-së.