Arbëri

LVV në qeveri, kur ndryshohen ligjet e Kushtetuta, thotë Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje me këto rezultate mund të gëzohet për rritje por jo të kenë aspirata për krijimin e qeverisë.

Kjo sipas Memli Krasniqit të PDK-së do të jetë e mundur veç kur të ndërrohen ligjet e kushtetuta dhe të thuhet se i dyti mund ta krijoj qeverinë.

“Veç duhet me pas të drejtën me kriju qeverinë, duhet të ndërrohen ligjet dhe kushtetuta e Kosovës dhe të thuhet që i dyti mund ta krijoj qeverinë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV –së .