Surroi: Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se e partive të tjera

Surroi: Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se e partive të tjera

14 qershor 2017 21:11

Shkrimtari e publicisti Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të PDK-së Memli Krasniqi në KTV se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria, transmeton Koha.net.

Surroi, në Facebook,ka thënë se nënkryetari i PDK-së për këtë “të drejtë” mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.

Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se e partive të tjera, ka thënë Surroi.

Ky është postimi i plotë i Surroit:

“Kur nënkryetari i PDK-së deklaron se pa PDK-në nuk bëhet Qeveria ai mund të thirret në të drejtën e cubave por jo në të drejtën kushtetuese.
Në Kushtetutë nuk shkruan se përse vota për PDK qenka më e vlefshme se vota për cilindo subjekt tjetër.
Në ligjin e cubave ndoshta po, por nuk ekziston një version me shkrim”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme