Çitaku: E turpshme deri në neveri gjuha e Beqës ndaj Kusarit

Çitaku: E turpshme deri në neveri gjuha e Beqës ndaj Kusarit

14 qershor 2017 20:53

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kritikuar anëtarin e PDK-së Hajdar Beqën për ofendimin që i bëri Mimoza Kusari-Lilës.

Beqa e kishte quajtur Kusari-Lilën “prostitutë politike” pasi kjo vendosi të prishte koalicionin me PDK-në në udhëheqjen e Gjakovës.

“E turpshme deri në neveri gjuha e zotit Hajdar Beqa ndaj Mimoza Kusarit. E mbajë mend shumë mirë nga vetë përvoja ime, çdo sukses apo dështim i imi disi është synuar të ngjyroset me tone seksiste. Kjo mendësi duhet të marrë fund”, ka shkruar ajo në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme