Krasniqi: Kurti nuk ka shanse të jetë kryeministër

14 qershor 2017 20:51

Të thirren në postin e kryeministrit dhe të flasin si të tillë kanë të drejtë të gjithë.

Kështu u referohet deklaratave të Albin Kurtit, kandidat për kryeministër i LVV-së, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi thotë se Kurti në këto zgjedhje nuk ka mundësi ta ketë postin e kryeministrit.

“Kurti në këto zgjedhje nuk mund të bëhet kryeministër mirëpo nuk mund ta paragjykojmë për të ardhmen”, ka thënë ai në .

Krasniqi theksoi se ata qëndrojnë pas marrëveshjeve të koalicionit duke ju referuar postit të kryeministrit për Ramush Haradinajn.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme