Pas më shumë se tre vjet të bashkëqeverisjes lokale, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i ka ndarë rrugët me partnerin e saj, PDK-në, raporton KTV.
Ajo ka marrë vendim që të shkëpusë koalicionin me këtë parti, veprim ky i cili rezultoi edhe me shkarkimin e nënkryetarit si dhe tre drejtorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtorët e shkarkuar janë drejtori për Punë Inspektuese, Gani Veseli, ai i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, si dhe drejtoresha e Arsimit, Dijana Çarkaxhiu.
Këtë vendim Kusari -Lila thotë ta ketë marrë për shkak të performancës jo të mirë në punë dhe përfitimeve personale nga këta zyrtarë. Ajo tashmë këto pozita i ka zëvendësuar me zyrtarë të tjerë, të cilët sipas saj, janë apolitikë dhe aktualisht punëtorë të komunës.
Por, udhëheqës të degës së PDK-së thonë se e kuptojnë mllefin e kryetares, i cili sipas tyre lidhet me zgjedhjet e 11 qershorit, ku ajo dështoi. Në PDK, sjelljet e saj i kanë quajtur të papërgjegjshme.