Arbëri

Për sa kohë premtojnë krijimin e Qeverisë krerët e PAN-it

Krerët e koalicionit PAN u kanë premtuar ambasadorëve të akredituar në Prishtinë angazhim maksimal në krijimin e qeverisë së re, raporton KTV.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka siguruar ambasadorin Ruari O’Connell për punë të shpejtë dhe produktive në krijimin e qeverisë së re.

Edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë takimeve të ndara që ka pasur me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, i ka siguruar ata se formimi i institucioneve të reja do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

E në një prononcim për media gjatë ditës, Haradinaj është shprehur optimist për një bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka një traditë bashkëpunimi e që mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.

Mirëpo, një partneritet të mundshëm e kundërshton Lidhja Demokratike e Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar për media kanë ritheksuar se nuk mund të ketë asnjë mundësi bashkëpunimi me koalicionin PAN.