Arbëri

MI-ja njofton se rrugët janë të kalueshme, bën thirrje për kujdes të shtuar

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se mirëmbajtja dimërore e auto-rrudhëve është duke vazhduar. MI-ja thotë se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme derisa bën thirrje që vozitësit të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

“Për shkak reshjeve të borës auto-udha R6 Hani i Elezit nga ora 15:00 deri në ora 22:00 dhe temperaturave nën zero (-3) është intervenuar me kripë dhe pastrim bore mbrëmë, ndërsa sot temperatura ishte nënë zero (-5) është intervenuar me kripë si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese”, thuhet në njoftim.

Rrugët në rajonin e Gjilanit, Gjakovës dhe Pejës, është duke vazhduar mrëmbajtja e rrugëve

“Për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe temperaturave të ulëta në rajonin e Prizrenit 2 ka ngrica dhe është intervenuar në pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës në rrugët: M25 Prizren -Morinë, R115 Prizren - Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë, R114 Dragash - Brod, ndërsa bora është pastruar në rrugët R115 Prizren -Prevallë, R114, Dragash - Brod dhe R113 Dragash - Restelicë. Rrugët janë të hapura por, qarkullimi duhet të bëhet me kujdes të shtuar sepse ka akull dhe ngrica në rrugë”, thuhet tutje nga Ministria e Infrastrukturës.

rajonin e Pejës temperaturat janë të ulëta ndërsa shpërndarja e kripës është bërë në të gjitha rrugët.

“Për shkak të reshjeve të borës nga ora 14:00 deri ne ora 18:30 dhe temperaturave nën zero (-3) u intervenua me kripë e rërë si dhe pastrim të borës në orët e mbrëmjes dhe në orët e mëngjesit”, thuhet tutje.