AGK kërkon nga gjyqësori t’i trajtojë me përparësi rastet e gazetarëve

AGK kërkon nga gjyqësori t’i trajtojë me përparësi rastet e gazetarëve

14 qershor 2017 14:42

Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës takuan të mërkurën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, me të cilin diskutuan për trajtimin me prioritet të lëndëve gjyqësore në të cilat janë të përfshirë mediet dhe gazetarët.

Kryetari i bordit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj, prezantoi para kryesuesit të KGJK-së shqetësimet e Asociacionit për mosefikasitetin e gjykatave në zgjidhjen e lëndëve të gazetarëve në konteste penale, po ashtu edhe në ato civile, transmeton Koha.net.

Hysenaj kërkoi nga kryesuesi Idrizi që gjykatat t’i shqyrtojnë me prioritet dhe më efikasitet lëndët e medieve dhe gazetarëve. Ai ka kërkuar që të emërohet nga një gjyqtar apo koordinator për rastet e gazetarëve.

Prveç kësaj, përfaqësuesit e AGK-së kërkuan nga kryesuesi i KGJK-së që të ndikoj n intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet gjykatave me përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në mënyrë që të krijohet një databazë e të gjitha rasteve, të cilat janë shqyrtuar apo presin që shqyrtohen nga ana e gjykatave.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi u zotua se do të kërkojë efektivitet edhe më të madh nga ana e gjykatave për zgjidhjen e këtyre lëndëve gjyqësore. Po ashtu, kryesuesi Idrizi premtoi bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet KGJK-së dhe AGK-së, bashkëpunim ky që, sipas tij, do të ndikojë pozitivisht në zgjidhjen sa me të shpejtë të këtyre rasteve ku janë të përfshirë gazetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme