Arbëri

KQZ-ja miraton vendimin për verifikimin e votave nga jashtë përmes telefonit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për verifikimin e personave që aplikojnë për votim jashtë Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve të shumta.

E kjo do të bëhet përmes telefonit, sikurse e thotë edhe vendimi i një dite më parë.

Për dallim nga një ditë më herët, anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër këtij vendimi

Kryetarja e KQZ-së njoftoi se disa herë do të bëhet kontaktimi i aplikuesve.

Edhe pse ky udhëzim administrativ u cilësua si i nxitur politikisht, një gjë e tillë u kundërshtua nga Zyra Ligjore e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar edhe për planin operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme.