Arbëri

IHK: Ngritje enorme dhe e shpejtë e nivelit të Drinit të Bardhë

Në të gjithë lumenjtë e vendit ka ngritje të niveleve, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, ngritjet më të shpejta po regjistrohen në lumin Drini i Bardhë.

“Ngritje enorme dhe të shpejta brenda 24h, janë duke u regjistruar në lumin Drini i Bardhë, në profilin hidrometrik në Këpuz, ku brenda 24h, kemi ngritje të nivelit nga 2.726 Cm në 6.748 Cm, apo për 3.498 Cm më shumë, pastaj në lumin Morava e Binçës në Konçl nga 3.313 në 6.616, ose për 3.303 Cm”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

IHK shton se gjendjes së vështirë me vërshime në Kosovë I ka paraprirë edhe sasia e borës e cila është shkrirë me shpëjtësi.