Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gecaj: DEMOS ka mbështetur komunat e Kosovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, priti sot në takim përfaqësues nga Fondacioni i Paqes Zvicerane në përbërje të Matthias Boss dhe Krenar Loshi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Fondacionit të Paqes Zvicerane, që përfaqësojnë Ambasadën Zvicerane në Kosovë, po realizojnë hulumtim të pavarur lidhur me implementimin projektit DEMOS në Kosovë "Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave", projekt ky i financuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë takimit, Gecaj i njoftoi përfaqësuesit e nga Fondacioni i Paqes Zvicerane lidhur me fushë veprimtarinë e projektit DEMOS dhe koordinimin e projektit me Ministrinë Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunat e Kosovës në raport me mbështetjen dhe avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Me ketë rast, Gecaj tha se projekti DEMOS ka ofruar mbështetje për komunat në financimin e projekteve të rëndësishme për komunat përfshirë investime në infrastrukturë, ngritje të kapaciteteve dhe gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, çdo vjet, nëpërmjet grandeve, janë shpërblyer komunat që kanë treguar performancën më të mirë në kuadër të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët.