Arbëri

Loja e Pushtetit - në vend të bisedës!

Në kulmin e pandemisë që po rrënonte sisteme shëndetësore të shteteve të zhvilluara, u rrëzuan qeveri, u prodhuan skandale të pafundme, politikanë u tallën e u akuzuan ndërmjet vete.

Me personazhe nga Podujeva e në Ëashington, skena politike e Kosovës, për kah intensiteti i zhvillimeve, fare lehtë mund të krahasohet me shtete dhjetëfish më të mëdha.

Për këtë, si zakonisht, kemi personazhet kryesore të vitit në një përmbledhje të inspiruar nga seriali i njohur House of Cards, që në shqip e kemi përkthyer si Loja e Pushtetit.

Sa për sqarim, jo të gjithë personazhet e përfshira, kanë qenë në ndonjë gare ose kanë pasur qëllime të rrëzonin dikë nga pushteti, por në fund, është një përmbledhje e personaliteteve kryesorë që i kemi pasur pjesë të bisedave të përditshme.