Arbëri

Demi: AAK e Nisma u dogjën, por shpëtuan PDK-në

Kolumnisti i Kohës Ditore, Agron Demi, vlerëson se AAK me koalicionin me PDK-në e ka ndihmuar këtë parti që të mbijetojë në skenën politike në Kosovë.

Demi thotë se dy partitë AAK-Nisma janë djegur nga bashkimi me PDK-në.

“AAK dhe Nisma kanë ndikuar në rritjen e kundërshtimit të qytetarëve në qeverisjen e PDK dhe LDK, duke kundërshtuar aktivisht politikat e qeverisë për demarkacionin dhe asociacionin. Por, në sekondat e fundit, duke lakmuar postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj i ra shkelëm krejt aktivitetit të tij opozitar dhe vendosi të ndaj përgjegjësinë me PDK – “me të keqen më të madhe të këtij vendi”, qysh kish me thanë ajo e moçmja. Përderisa VV përfitoi nga mos ndryshimi i qëndrimeve, AAK-Nisma u djegën afër PDK”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Demit, nëse nuk do të bëhej koalicioni PAN, AAK-ja dhe Nisma do të kishin bashkë mes 16 dhe 18 për qind të votave dhe PDK do të ishte partia e tretë, e që s’do të kishte probleme për krijimin e një qeverie pa PDK-në.

“Në rast se nuk do të hynin në koalicion me PDK, AAK-Nisma mund të merrnin 16-18% të votave. Kësisoj, PDK do të dilte partia e tretë, pas VV dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa. E sot, nuk do kishte asnjë problem në krijimin e një qeveria pa PDK. Për dallim nga LDK, të cilët së paku kanë qenë në pushtet me PDK, ani pse janë tradhtuar disa herë, AAK i ka ndihmuar mbijetesës së PDK, pa pas nevojë fare me nda pushtetin me ta”, ka shtuar më tej ai.