Arbëri

Krasniqi: Nga korriku 73 fëmijë u trajtuan në repartin e Klinikës Pediatrike për COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar fëmijët që po trajtohen në Klinikën Pediatrike në QKUK, të infektuar me COVID-19.

Ai në Facebook ka njoftuar se që nga korriku kur reparti për koronavirus ishte hapur, janë trajtuar 73 fëmijë.

Krasniqi ka bërë apel nga aty që gjatë festave të fundvitit të respektohen masat anti-COVID.

 

Fëmijët dhe COVID-19 Të nderuar prindër, Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe...

Posted by Valbon Krasniqi on Monday, December 28, 2020