Arbëri

Mot i vranët në ditët e fundit të vitit

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit të këtij viti do të jetë mot kryesisht i vranët dhe i butë.

Sipas IHMK-së, vranësirat e krijuara do të jenë jostabile duke krijuar reshje shiu në viset e ulëta.

Riga lokale shiu pritet të ketë në fillim të janarit ku temperaturat parashihen të jenë dukshëm mbi vlerat mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4 gradë Celsius dhe ato maksimalet ndërmjet 4-11 gradë.

“Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona

artificiale. Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit. Do të fryjë erë kryesisht

nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së