Arbëri

Kurti sot raporton para Komisionit mbi menaxhimin e pandemisë

Descriptive Text

Për ditën e sotme janë paraparë të mblidhen 9 komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Komisionet për Legjislacion, për Ekonomi dhe Bujqësi, do t’i mbajnë mbledhjet e radhës. Në Komisionin hetimor mbi menaxhimin e pandemisë së koronavirusit do të raportojë ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga ora 14:00, dhe ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete, nga ora 13:00.

Ndërsa, Në Komisionin hetimor mbi hidrocentralet do të raportojnë Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë nga ora 13:00, Luan Morina, udhëheqës i Departamentit të energjisë nga ora 14:300.

Gjithashtu, ministri i Financave, Blerim Kuqi, do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave nga ora 11:00 ndërsa Komisioni hetimor lidhur me privatizimin do të raportojë përfaqësues të IGK “Ballkan” Suharekë, nga ora 13:00, dhe përfaqësues të Sindikatës së Pavarur Elektro Kosova-FSPE.