Arbëri

544 pacientë të konfirmuar me COVID-19 në spitalet dhe klinikat e Kosovës

Descriptive Text

Rreth 70 për qind e pacientëve që janë të shtrirë në klinikat dhe spitalet e Kosovës, janë pacientët e konfirmuar me COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e së premtes.

Sipas njoftimit, 795 është numri total i pacientëve që po trajtohen, ndërsa prej tyre 544 janë të konfirmuar me COVID-19.

Në vend janë pesë pacientë në respiratorë, ndërsa 553 po trajtohen me oksigjenoterapi. 41 të tjerë po trajtohen me metodën CPAP.

Deri tash në nivel vendi, nga fillimi i pandemisë janë regjistruar të prekur me COVID-19 48 mijë e 337 persona, ndërsa 1240 prej tyre kanë vdekur. 11307 është numri i rasteve aktive.