Arbëri

S’ka datë për takimin e liderëve për çështjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë datë për takimin e liderëve politikë lidhur me postin e presidentit.

Kreu i qeverisë tha se shefi i tij partiak, Isa Mustafa është duke bërë përpjekje që zgjidhja të gjendet në tavolinë.

“Jemi duke bërë përpjekje, pa paragjykuar asnjë datë, disa prej partive politike kanë dhënë qëndrimet. Ne jemi duke angazhuar, vetëm në tavolinë gjendet zgjidhja”, tha ai.

Kreu i qeverisë foli edhe për arrestimin në Podujevë të dy qytetarëve që janë arrestuar nga policia kufitare serbe.

“Zyra ndërlidhëse në Beograd është duke u marrë me këtë çështje”, tha ai.