Arbëri

Ish-ushtarja e UÇK-së: Më tepër ka lapidarë të burrave sesa të grave

Bukurije Zogaj, nga Malisheva, e përfshirë në luftën e Kosovës të vitit 1999, ka deklaruar se në vend më tepër ka lapidarë për dëshmorët burra sesa gra. Sipas saj, kjo është e padrejtë duke u nisur nga ajo që pati edhe shumë gra që dhanë kontribut në luftë.

Kam vendosur të shkoj në luftë, t’iu bashkohem radhëve të UÇK-së, kam shërbyer në Njësitin “Çeliku”, pastaj kur ky Njësit është rritur, është bërë Brigada 121. Kam shërbyer në këtë Brigadë. Një kohë kam shërbyer në Ruzhnicë dhe në Lladrovc, në atë pjesë. Deri në fund të luftës, shtator 99, atëherë si raport me meshkuj, jemi trajtuar të barabarta. Armën më ka mësuar një kushëri, ajo ka qenë hera e parë me armë. Më ka ftuar në UÇK dhe unë kam thënë po”, ka deklaruar Zogaj.

Ajo shtuar se kur ishte kyçur në UÇK, ka përdorur kallashnikov dhe dashuria e saj ndaj luftës, e ka shtyer që të merr pjesë në luftime.

Zogaj tutje ka thënë se kontributi i burrave dhe grave nuk është vlerësuar sa duhet. Sipas saj, më tepër ka lapidarë për dëshmorë meshkuj sesa gra.