Si e parasheh Popov heqjen e preambulës për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë

Si e parasheh Popov heqjen e preambulës për Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë

12 qershor 2017 15:15

Në vend të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e preambulës për Kosovën, mund të miratohet një si deklaratë që do të ishte e pranueshme për Beogradin e për Brukselin e në të cilën do të shkruhej se aktualisht Serbia s’e ka kontrollin në një pjesë të territorit, shkruajnë medie serbe lidhur me mundësinë e heqjes së preambulës së Kushtetutës në të cilën Kosova paraqitet pjesë përbërëse e Serbisë, transmeton Koha.net.

Mediat perëndimore spekulojnë se zgjedhja e Ramush Haradinajt kryeministër i Kosovës mund të komplikojë marrëdhëniet me Serbinë, njoftojnë medie serbe. .

Në një bisedë për Insajderin e Beogradit , Aleksandar Popov nga Qendra për rajonalizim vlerëson se “Brukseli, përkundër të gjithave, ka mekanizma t’i detyrojë Serbinë e Kosovën që të vazhdojnë dialogun”.

“Kuptohet se aktualisht janë hapur disa dilema. Së pari kush do ta krijojë Qeverinë e Kosovës. Nëse Vetëvendosje bëhet pjesë e Ekzekutivit, vështirë se procesi i Brukselit mund të vazhdohet, pasi që Albin Kurti decidivisht është kundër bisedimeve e nëse koalicioni i LDK-së hyn në aleancë me Haradinajn, dialogu, me nxitje të Brukselit mund të vazhdojë”, ka thënë ai.

Duke folur për opsionin që Lista Srpska të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, Popov mendon se kjo situatë do ta komprimentonte atë që gjatë fushatës ka qenë qëndrim i Listës Srpska por edhe Beogradin në raport me Haradinajn.

Në pyetjen se si të tejkalohet retorika parazgjedhore dhe situata e komplikuar në kontekst të marrëdhënieve t Beogradit me Ramush Haradinajn, Popov thotë se zgjidhja mund të gjendet në ngritjen e dialogut në nivel presidencial.

“Në vend të Haradinajt do të bisedonin Vuçiq e Thaçi”, thotë ai.

Sipas të tij, për Bashkimin Europian në këtë moment më i rëndësishëm është mbyllja e rrëfimit për Kosovën, madje është më i rëndësishëm se edhe zgjidhja e marrëdhënieve me Rusinë, prandaj, sipas tij, zgjidhja e Asociacionit të Komunave serbe duhet të bëhet sa më parë, sebep as njëra palë nuk kanë të drejtë, as Prishtina kur atë e sheh si OJQ e as Beogradi që e interpreton krejtësisht si administrim të plotë.

Duke folur rreth qëndrimit të kryetarit serb Vuçiq se duhet hapur dialog të brendshëm për dhe duhet braktisur raportin “mitik” për këtë çështje, ai ka thënë se Vuçiq po përpiqet t’i paqësojë një pjesë të deputetëve e të zgjedhësve “të cilët nuk mund ta pranojnë as në mënyrë implicite e as në atë eksplicite njohjen e Kosovë”.

“Mendimi është se me presion të Brukselit, në vend të referendumit për ndryshimin e Kushtetutës dhe për heqjen e preambulës zgjidhja do të jetë vendimin e Kuvendit. Mendoj se do të miratohet një diçka si deklaratë që do të ishte e pranueshme për Beogradin e Brukselin e në të cilën do të shkruhej se aktualisht Serbia s’e ka kontrollin në një pjesë të territorit. Diçka e ngjashme ka qenë edhe në rastin e Srebrenicës kur gjenocidi në mënyrë implicite ishte njohur me Deklaratën e Srebenicës ishte thirrur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, ka thënë Popov.

© KOHA

comments powered by Disqus
Të ngjashme