Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj të vitit 2017.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej (-0.8%) në muajin maj 2017, krahasuar me muajin prill 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-9.1%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-14.9%)-(rënie e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.0%) në IHÇK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për (8.7%) me një ndikim prej 0.2 % në IHÇK.
Shkalla e inflacionit në vend e matur në muajin maj 2017 me muajin maj 2016 ishte 1.5%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.5% në muajin maj 2017, krahasuar me muajin maj 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mishi (1.1%); qumështi, djathi dhe vezët (4.4%); pemët (13.1%); sheqeri dhe ëmbëlsirat (7.9%); kafja, çaji dhe kakao (7.8%); uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (1.3%); duhani (5.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (7.1%) - (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: perimet
(-3.4%); rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-1.3%); blerja e automjeteve (-1.7%); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.1%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.
Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave
Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017, të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017, është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkuluar nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).
Ndërkaq, në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare(ABEF) për vitin 2016 ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet, dhe të ardhurat e ekonomive familjare.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2016 ishte 2321 milionë Euro, ndërsa për ekonomi familjare 7539 Euro, si dhe për kokë banori 1460 Euro.
Konsumi i përgjithshëm në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, ka një rënie të lehtë prej 5.7%, ndërsa konsumi për kokë banori ka një rritje prej 2%. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42%) dhe për banim (29%). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5% dhe nga 4% për transport, alkool, duhan dhe për mobilje.
Ndërkaq, krahasuar me vitin 2015, në vitin 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël prej 6%.
Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2016, sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas, radhiten perimet dhe pijet joalkoolike. Konsumimi i bukës dhe i drithërave në vitin 2016 ka qenë 17%, sa ishte edhe në vitin 2015.
Kurse, burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF 2016, del të jenë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat, të cilat kanë pasur një rënie për 1%,krahasuar me vitin 2015.