Arbëri

A është gati Trusti për fluksin e kërkesave?

Jeton Demi nga Trusti i Kosovës do të japë sqarime në Express Intervistën në KTV për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti i Kosovës, bazuar në Ligjin për rimëkëmbje.

Qeveria e Kosovës njoftoi sot se të premten do të hapet mundësia për tërheqjen e 10-përqindëshit të mjeteve të kursyera në Fondin Pensional.

Por a është gati Trusti për fluksin e kërkesave?

Cila do të jetë procedura e tërheqjes?

Sa do të ketë vonesa në pagesa?

Këto dhe më shumë, mësoni me fillim prej orës 17:20 në Express Intervistën në KTV, me zyrtarin për komunikim me publikun i Trustit, Jeton Demi.