Arbëri

Vasili e quan antikushtetues Bordin e ONM-së

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, u ka dërguar një letër të dytë ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në lidhje me Bordin e ONM-së, duke ngulur këmbë se ky bord është antikushtetues.

Pas letrës së parë të Vasilit, reagoi edhe eurokomisioneri Hahn, i cili u përgjigj se bordi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin e Vettingut. Por Vasili më datë 20 shkurt i ka dërguar ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE-së një letër të dytë, ku shpjegon se nevojitet një marrëveshje ndërkombëtare me qëllim që bordi i ONM-së - ku bëjnë pjesë edhe vetë Lu e Vlahutin – të respektojë legjislacionin shqiptar.

Për më tepër, Vasili thekson se roli i deritanishëm i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Rama, Engjëll Agaçi, është i paligjshëm.

Dy ditë pas kësaj letre, Vasili u pa të drekonte me ambasadorët Lu e Vlahutin në një prej restoranteve të Tiranës.

Image