Arbëri

Vdes nga COVID-19 pediatri Gëzim Berisha

Edhe një mjek në Kosovë ka humbur betejën me COVID-19.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga COVID-19 ka vdekur pediatri, Gëzim Berisha, transmeton KOHA.

“Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke iu shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19. Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj”, thuhet në njoftimin e Spitalit në Facebook. “Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa t’i Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmonë të gjithë i gëzoje. Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha”.

Image