Arbëri

Njëzet e dy të vdekur e 627 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Numri i të vdekurve brenda një 24-orëshi në Kosovë, si pasojë e COVID-19, për herë të parë ka kaluar mbi 20.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 627 raste të reja.

Numri i rasteve pozitive ka dalë nga 1.510 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 pacientë nga COVID-19. Raste aktive janë 13.784.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 41.299, kurse i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në 1.062.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç).