Arbëri

Vdiq nga COVID-19 një infermiere në Spitalin e Gjakovës

Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë, Vjollca Berisha, ka vdekur të martën si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur përmes një njoftimi spitali i Gjakovës.

Berisha ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Spitali i Gjakovës duke shprehur ngushëllimet për humbjen e Berishës, ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë rregullat dhe masat për të ndalur përhapjen e mëtejme të virusit.

Në nivel vendi, nga fillimi i pandemisë betejën me virusin e kanë humbur 1016 persona, kishte njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë të hënën.

 

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha, Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin ...

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Tuesday, December 1, 2020