Bajrami kërkon të dijë datën e saktë se kur do të nisin shërbimet e sigurimeve shëndetësore

Bajrami kërkon të dijë datën e saktë se kur do të nisin shërbimet e sigurimeve shëndetësore

14 shkurt 2017 14:54

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore, tha se ky ka qenë vetëm premtim e tash vazhdon të mos ketë sigurime.

“Ministri është lodhur duke dhënë data pasi nuk e ka pas idenë se si të menaxhohet ky sistem por as ju z. Mustafa nuk u morët seriozisht me këtë problematikë. Sistemi shëndetësor është në kolaps e ju nuk e vëreni këtë. Nuk e keni idenë se sa qytetarëve ju kushton me jetë pritja për trajtim sepse njerëz të afërt me ju nuk i përjetojnë këto. Dhe kjo është politika klanore që ju po bëni. Ju e as ministri juaj nuk e keni idenë se ky sistem është në kolaps. Kush do të paguajë këtë janë fatkeqësisht qytetarët”, theksoi Bajrami.

“Z. Mustafa a e dini se a ka pas kampanjë informuese për nisjen e mbledhjes së premiumeve se qytetarët nuk e dinë. Ju pyes të na jepni datë të saktë se kur do të nis ky proces dhe kur qytetarët do të kenë shërbime më të mira dhe ju lutem t’i përmbaheni atyre datave”, potencoi deputetja e Nismës, Valdete Bajrami. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme