Berisha: Qytetarët edhe për një kohë të gjatë nuk do të kenë sigurime shëndetësore

Berisha: Qytetarët edhe për një kohë të gjatë nuk do të kenë sigurime shëndetësore

14 shkurt 2017 14:54

Ali Berisha nga radhët e AAK-së, në interpelancën e thirrur nga Visar Ymeri i VV-së për sigurimet shëndetësore, tha se sistemi i sigurimeve duhet të filloj mirë dhe kësisoj buxheti duhet të jetë shumë më i madh se që është aktualisht.

“Nuk janë krijuar kapacitet njerëzore, nuk ka çmimore, nuk është pajisur askush me kartela e përveç kësaj, nuk ka SISH. E, bazuar në të gjitha këto mangësi që janë parakushte të plotësohen para se të nis mbledhja e premiumeve, shihet se qytetarët e Kosovës edhe për një kohë të gjatë nuk do të kenë sigurime e as shërbime më të mira shëndetësore”, u shpreh Berisha. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme