Arbëri

QS: Këtë vit të drejtë ushqimi në mensë kanë vetëm studentët e pranuar në konvikte

Qendra e Studentëve në Prishtinë, njofton se këtë vit, të drejtë ushqimi në mensë kanë vetëm studentët të cilët janë pranuar në konvikte.

“Njoftojmë studentët aplikues për vitin akademik 2020/2021 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë se në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemisë Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte”, njofton QS-ja.

Tutje, thuhet se të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte.

“Gjithashtu në rast se studentët të cilët nuk e shfrytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë”, thuhet tutje.