Arbëri

Zemaj bën thirrje për kujdes: spitalet janë të mbingarkuara

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje për kujdes, pasi spitalet dhe personi shëndetësorë tashmë janë mbingarkuar.

Nesër bëhen një javë prej që kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Ai ka thënë se masat e reja janë duke u respektuar, sidomos sa i përket pjesës së kufizimeve.

“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin. Kemi një stabilitet kushtimisht ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”, ka thënë Zemaj raporton EkonomiaOnline.

Këto komente Zemaj i bëri pas pranimit të një donacioni nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

Hungaria ka dhënë 49 mijë maska dhe 4.500 veshje speciale për personelin shëndetësorë.

“Këto ndihma janë më se të nevojshme për qytetarët tanë dhe në luftën e përbashkët ne luftimin e Covid-19. Kjo na forcon që të vazhdojmë tutje dhe ta rrisim kujdesin me masat mbrojtëse edhe për personelin shëndetësorë por edhe për qytetarët”, tha Zemaj. “Sigurisht falënderojmë popullin e Hungarisë, qeverinë që në këto ditë të vështira i gjenden popullit të Kosovës. Ky kontingjent do të shërbejë si masa mbrojtëse preventive dhe mbi të gjitha edukative dhe ta sensibilizojmë opinion që të jemi të kujdesshëm”.