Arbëri

Ftohja e marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-së, krye-temë në “E diela me Koha Ditore”

“Ftohja e aleatëve” është krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Në një varg shkrimesh për këtë temë, shpërfaqen dallimet dhe përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, si dhe ndikimi i këtyre zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan. Si çdo të diel, nuk mungojnë edhe shkrime tjera interesante nga rubrikat e zakonshme të numrit special të gazetës.

Ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin kryesor “Ftohja e aleatëve”, mund të lexoni për dallimet ndërmjet dy aleatëve më të fuqishëm në botë, qëndrimet e tyre karshi Rusisë, ndikimin e Trumpit në këto dallime dhe reflektimin e ftohjes në Kosovë e Ballkan.

Për temën e së dielës vjen komenti “Leksionet nga Evropa”.

Në intervistë, gazetari britanik i “The Economist”, Tim Judah,flet për ndikimin e përkeqësimit të marrëdhënieve Evropë- SHBA, në Ballkan.

Në reportazh mund të lexoni rrëfimet e tre kosovarëve në shtetet afrikane e aziatike, si pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Në faqet e Botës mund të lexoni për ueb-faqen që i bashkon të vejat dhe burrat e martuar të Gazës dhe dorëzimin e komunës së Kabulit përballë ndërtimeve pa leje.

7 shkronjat sjellin botën e producentit Dardan Selimaj.

Në fejton mund të lexoni për planin “Patkoi”, si vazhdimësi historike e spastrimit etnik në Kosovë.

Kosovarçe sjell fshatin e “vetorganizuar” , 40% e banorëve të të cilit, jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore.

“Zëri i thyerjes së paragjykimeve për gratë myslimane” dhe “Artistja e revoltës me ngjyra”, janë shkrimet nga rubrika e kulturës.

Në Monument mund të lexoni për objektin njëshekullor që në fillim shërbeu si çerdhe, shkollë, dikur si burg, e që mbetet si “shenjë e kolonizimit serb në Prishtinë”.

“Talenti i Romës, investimi i radhës i Përfaqësueses” është vetëm një nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante për librin, teknologjinë e shkencën, filmin, muzikën, e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës në “Koha Ditore”.