Baftiu: Asnjëherë s’pati përpjekje serioze për të funksionalizuar ligjin për sigurime shëndetësore

Baftiu: Asnjëherë s’pati përpjekje serioze për të funksionalizuar ligjin për sigurime shëndetësore

14 shkurt 2017 14:52

Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse Kushtetuta garanton të drejtën për kujdes shëndetësor, por kjo mohohet si pasojë e keqmenaxhimit nga udhëheqës të këtij sektori.

“Asnjëherë nuk është bërë një përpjekje e matur për të funksionalizuar ligjin për sigurime shëndetësore në bazë të gjendjes në teren. Kjo është shfrytëzuar si premtim i secilit për të përfituar në kurriz të qytetarëve dhe tash shohim se as SISH për të cilin janë ndarë miliona euro është në fazë fillestare e kjo do të kushtojë shtrenjtë”, ka thënë Baftiu, raporton KTV.

Ajo tha se në fillim të mandatit, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë një të vërtetë se ky ligj nuk do të nis më 2015 “por tash ka ndërruar qasjen sepse nuk po kërkon hetim se ku shkuan miliona euro dhe në vend se të dijë se ku shkuan ato mjete, ai dëshiron të na hedh hi syve për të thënë se ky proces nuk është i lidhur me sigurimet”.

“As LDK e as PDK nuk kishin prioritet të vërtetë shëndetësinë, por ishte prioritet deklarativ. Për ata që mendojnë se ka vendime të pjesshme për ne konsiderohet si problem thelbësor e që rrezikon jetën e qytetarëve”, theksoi deputetja e VV-së.

“Kryeministri tha se do të nis mbledhja e premiumeve. Si mund të nis ky proces kur asnjë institucion nuk është i licencuar”, tha ndër të tjera deputetja Baftiu. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme