Në mesin e qytetarëve me të drejtë vote, janë edhe 79 votues të regjistruar nga dy institucione në Shtime.
Në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik, janë regjistruar 51 votues, e në Institutin Special 28 të tjerë, raporton KTV.
KTV-ja ka provuar t’i konfirmojë numrat, duke kontaktuar me drejtorët e dy institucioneve, por njëri nuk është paraqitur, e drejtori i Institutit Special, Xhemajl Dugolli, i ka thënë KTV-së, se numri prej 28 personave me të drejtë vote, nuk qëndron.
Sipas informatave që ka Dugolli, të dielën do të votojnë vetëm 2 persona nga gjithsej 62 rezidentë, pasi, sipas tij, për të tjerët ka vendime gjyqësore që nuk mund të votojnë.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KQZ-së, por i njëjti nuk është përgjigjur.
KQZ-ja ka një rregullore që përcakton mënyrën e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta.
Kjo rregullore përcakton se KKZ-të bashkë me administratën e institucioneve evidentojnë qytetarët me të drejtë vote, derisa në fund të rregullores, është edhe një formular që duhet plotësuar për votim për këto kategori.
Ligji për zgjedhjet përcakton se ata që janë të akuzuar ose dënuar nga tribunali ndërkombëtar, nuk mund të votojnë.
Gjithashtu, nuk mund të votojnë as ata persona, për të cilët ka një vendim të prerë gjyqësor që e shpall mentalisht të paaftë.
Në shtete të tjera, si p.sh në Gjermani, një person nuk ka të drejtë vote nëse një gjë e tillë i është ndaluar me vendim gjykate, të sëmurët psikik ose ata që janë në përkujdesje të përhershme dhe ata që gjenden në spital psikiatrik.
Pjesëtarë të shoqërisë civile në vend, kanë paralajmëruar se në të kaluarën është abuzuar me votën e këtyre personave, që i kanë shkuar së njëjtës parti e kandidatëve të njëjtë.
Paralajmërohet mundësia e abuzimit me votën e... by kohanet