Arbëri

13 të vdekur e 501 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 822.

Tre të vdekur (76, 70, 70 vjeç) janë nga Prizreni, e nga një në Dragash (42 vjeç), Drenas (61 vjeç), Gjakovë (83 vjeç), Gjilan (77 vjeç), Kamenicë (80 vjeç), Pejë (81 vjeç), Podujevë (68 vjeç), Prishtinë (74 vjeç), Suharekë (75 vjeç), Vushtrri (75 vjeç).

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 501 raste të reja nga 1361 mostra të testuara.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 29.117.

Rastet e reja janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 250 pacientë, ndërsa shifra totale e të shëruarve ka arritur në 17.305. Raste aktive janë 10.990.