Arbëri

Këshilli që monitoron trashëgiminë kulturore e fetare serbe jep dritën e gjelbër për rrugët në Deçan

Foto: Koha

Këshilli për Zbatim dhe Monitorim, i cili merret me trashëgëminë kulturore dhe fetare serbe, ka miratuar aranzhimin për rehabilitimin e rrugëve në Komunën e Deçanit, duke respektuar Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (ZVM).

Në një komunikatë të KZM-së, të postuar në faqen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të enjten, bëhet e ditur se aranzhimi përfshin zhvillimin e njëkohshëm të dy rrugëve, asaj ndërkombëtare të bajpasit jashtë kufijve të ZVM-së dhe të një rruge lokale brenda ZVM-së.

“Me këtë synohet nxitja e marrëdhënieve ndër-komunitare përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore fetare dhe forcimi i zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe rajonit. Aranzhimi u lehtësua nga Ambasadori Italian në Kosovë Nicola Orlando, me mbështetjen dhe ekspertizën e siguruar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi. Anëtarët e KZM-së do ta përcjellin zbatimin e këtij dakordimi me mbështetjen e KFOR-it, duke vepruar brenda mandatit të tij", thuhet në komunikatë.