Arbëri

Pezullohet puna në ambulancat specialistike në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është vendosur që të pezullohet puna në ambulancat specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend dhe rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19.

Sipas njoftimit, QKUK-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime shëndetësore për rastet emergjente që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Vendimi vlen deri në një vendim të ri.

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 8200 raste aktive me koronavirus, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se më shumë se 600 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës.