Baxhaku kërkon të mos politizohet debati për sigurimet shëndetësore

Baxhaku kërkon të mos politizohet debati për sigurimet shëndetësore

14 shkurt 2017 14:49

Hatim Baxhaku, deputet i LDK-së, duke u ndërlidhur me debatin për sigurimet shëndetësore, tha se partia të cilën ai përfaqëson s’ka asgjë kundër debateve nëse ato janë konstruktive, por është kundër politizimit të çështjes dhe kundër tendencës për të përfituar politikisht e për të krijuar huti.

“Ne jemi për të debatuar nëse kjo do të jetë vetëm debat për të kontribuar në gjendjen e shëndetësisë për çka pranojmë se ka probleme. Këto seanca nëse do të jenë të tilla, pra me qëllim të mirë, do të prodhojnë edhe efekte të mira. LDK është e vetëdijshme për problemet e mëdha që ka në këtë proces. Funksionalizimi i fondit nuk lidhet direkt me MSH-në. Janë edhe shumë ministri e agjenci të tjera dhe për këtë arsye është dashur të bëhen shumë punë të cilat kanë shkaktuar edhe vonesë”, ka thënë Baxhaku, raporton KTV.

MSH, sipas tij, ka bërë shumë punë në krijimin e infrastrukturës infrastrukturore dhe ligjore dhe këto të dhëna kanë qenë transparente.

“Mos funksionalizimi i SISH na shqetëson të gjithëve por ky është proces, por ministri tregon se mosfunksionalizimi i tij nuk pengon fillimin e mbledhjes së premiumeve”, theksoi Baxhaku. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme