Arbëri

501 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

501 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur dy persona nga COVID-19 ndërsa janë shëruar 90 pacientë. Numri i testimeve është 1942, raporton KOHA.

Sipas MSH-së, aktualisht janë 374 pacientë të shtrirë në spital, katër të intubuar dhe 13 në terapi intensive.