Arbëri

Profili i Hashim Thaçit

Hashim Thaçi - një prej njerëzve kryesor të ngjarjeve më të rëndëshishme të Kosovës gjatë e pas luftës.

Udhëtimi i tij drejt kësaj filloi me antërësim në Lëvizjen Popullore të Kosovës për t’u bërë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të marr pastaj edhe rolin e Përfaqësuesit politik të UÇK-së.

I njohur me nofkën “Gjarpëri” ai siguronte armantim e mjete financiare për UÇK-në. Derisa në 1997-tën u dënua me 10 vjet burgim nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës sa Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, nën akuzat për terrorizëm.

Mirëpo, ishte prikërisht ’97-tat kur politikisht filloi të “fuqizohej” Thaçi. Gjatë kësaj kohe, ai u bë pjesë e delegacionit kosovar në Rambuje ku edhe mori rolin kryesor.

Ai u pa edhe si “zëri i arsyes” nga ana e diplomatëve të huaj, meqë pajtohej me idenë që Kosova të ishte autonomi e pavarur në kuadër të ish-Jugosllavisë.

Pas luftës ndikimi i tij politik u zbeh, Thaçi udhëhoqi me Partinë Demokratike të Kosovës si opozitë në Kosovën e administruar nga UNMIK-u.

Në këtë pozicion Thaçi qëndroi deri në zgjedhjet e nëntorit të 2007-ës.

PDK-ja doli e para në zgjedhjet nacionale me mbi 34% të votave, duke i hapur rruhë atij drejt postit të Kryeministrit.

Pas shumë zhvillimeve, Hashim Thaçi në karriken e të parit të ekzekutivit u ul tek në janar të 2008-ës.

Si kryeministër i ri, ai deklaroi se institucionet e Kosovës do të funksionojnë në të gjithë territorin e Kosovës në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar e se nuk do të ketë aneksim për vendin.

Menjëherë pas një muaji, edhe një herë, Thaçi ra në qendër të vëmendjes, asaj vendore dhe ndërkombëtare.

Më 17 shkurt, si kryeministër ai lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ani pse më vonë u tha se kjo ishte planifikuar në parim të bëhej nga atë kohë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Rreth tre vjet më vonë Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Thaçi bëri edhe hapin e parë, që kërkohej nga ndërkombëtarët, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, fillimi i procesit të dialogun.

Edhe në këtë rast duke treguar protagonizmin që kur erdhi në krye të qeverisë, rolin kryesor e mori vetë Thaçi.

Po atë vit, derisa kryeministri i atëhershëm po përgëzohej nga ndërkombëtarët për veprimet e tij “të duhura”, Raportuesi i Këshillit Evropian Dick Marty akuzon Thaçin për krime lufte.

Në raportin e Martyt thuhej se “Grupi i Drenicës” në të cilin bënte pjesë edhe Hashim Thaçi bashkë me pjesëtarë të tjerë të UÇK-së në “Shtëpinë e verdhë” në Burrel kanë kryer operime për të zhvilluar kontrabandën me organe njerëzish. Marti sqaronte se viktimat ishin serbë e romë.

Menjëherë pas kësaj, me 166 vota pro, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi rezolutën që kërkonte të hetoheshin krimet për të cilat pretendonte Dick Marti se ishin kryer nga ish-kryeministri i Kosovës, Thaçi e të tjerët.

Kjo çoi edhe në themelimin e Gjykatës Speciale, të cilën, Thaçi vetë i jepte shtytje kryesore drejt themelimit, megjithëse në fund institucioni i drejtësisë që funksion në Hagë, u tërhoq nga akuza për trafikim organesh, me arsyetimin se nuk janë gjetur prova për këtë.

Megjithëkëtë pasi u kryen të gjitha procedurat e Gjykata u bë funksionale, Thaçi u tërhoq, duke u aktivizuar në tentimet për shfuqizimin e saj.

Thaçi hoqi dorë udhëheqja e PDK-së më 2016, duke u bërë kandidat për president.

Në seancën e 26 shkurtit, mes gazit lotsjellës e kundërshtimeve të shumta jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaci tek në raundin e tretë të votimimeve merr 71 vota.

Lexo edhe profilet e Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Vjosa Osmanit.