QKMF-ja që Thaçi e përuroi në Skenderaj funksionon që 6 muaj, opozita e akuzon për përfshirje në fushatë

QKMF-ja që Thaçi e përuroi në Skenderaj funksionon që 6 muaj, opozita e akuzon për përfshirje në fushatë

09 qershor 2017 19:19

Askund nuk ishte e paralajmëruar që presidenti i vendit Hashim Thaçi të mërkurën do ta përuronte Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Këtë përurim, opozita e kësaj komune nuk e sheh fare të nevojshme pasi siç thonë zyrtarë të LDK-së, QKMF-ja ka filluar punën që para gjashtë muajsh dhe presidenti me këtë rast i ka kontribuuar PDK-së në fushatë, raporton KTV.

Sipas Fejzullahut, Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj është ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila deri tash ishte e udhëhequr nga LDK-ja.

Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, është shprehur se QKMF-ja është përuruar tërësisht nga presidenti Thaçi, pasi deri dje, nuk ishte në funksion, komplet objekti.

E askush nga presidenca nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë. Ndërkaq mbrëmë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga OVL e UÇK-së në Skenderaj.

Image


QKMF-ja që Thaçi e përuroi në Skenderaj... by kohanet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme