Arbëri

Balje kërkon që të hapet Zyrë Ndërlidhëse e Kosovës në Bosnjë

Foto: Koha

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, që të hapet Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Sarajevë.

Ajo ka thënë se të dyja vendet ndajnë vlera dhe qëllimin e njëjtë për një shtet ligjor dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Balje tutje ka konsideruar se hapja e një zyreje të tillë do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve mes dyja vendeve. Gjithashtu sipas saj, do të shërbente në përafrimin politik mes dy shteteve.